Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund të luajë ndaj Barcelonës

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo dhe Weston McKennie thuhet se janë akoma pozitivë me koronavirus, por të dy lojtarët shpresojnë se do të arrijnë të jenë pjesë e Juventusit për duelin kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, sulmuesi Ronaldo ende shpreson se mund të paraqitet në takimin ndaj Barcelonës, transmeton KOHA.

Ylli portugez pritet të bëjë edhe një test të shtunën dhe nëse rezulton negativ atëherëë do të lejohet të luajë në Champions javën tjetër.

Edhe mesfushori McKennie pritet të bëjë testin për të parë nëse e ka tejkaluar koronavirusin.

Të dy lojtarët do të mungojnë në Serie A, në ndeshjen ndaj Veronas që Juventusi e luan të dielën.

Artikuj të ngjashëm