Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me letër emocionale për kthimin në United

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shkruar një letër emocionale për rikthimin e tij në Manchester United.

Ai sot kompletoi transferimin e tij në United nga ku u largua 12 vjet më parë në drejtim të Real Madridit. Ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Në një letër të postuar në Facebook, Ronaldo ka folur për dashurinë e tij për “Djajtë e Kuq”.

Letra e tij e plotë:

Të gjithë që më njohin, dinë për dashurinë time të pafundme për Manchester Unitedin. Vitet që i kalova në këtë klub ishin absolutisht të mrekullueshme dhe rruga jonë që kemi bërë bashkë është e shkruar në shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh e të mahnitshëm. Nuk po mundem as të nis të përshkruaj ndjenjat e mia tash, pasi po shoh se rikthimi im në Old Trafford u lajmërua në gjithë botën. Është sikur ëndërr e bërë realitet, pas gjithë atyre rasteve që jam kthyer të luaj kundër Manchester Unitedit, dhe madje edhe si kundërshtar, kam ndier aq shumë dashuri e respekt nga përkrahësit në stadium. Bash 100 për qind kështu janë ëndrrat. Liga ime e parë, Kupa e parë, ftesa e parë nga Portugalia, Liga e parë e Kampionëve, Këpuca e parë e Artë, dhe Topi i parë i Artë, ishin të gjitha të lindura nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe ‘Djajve të Kuq’. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Zotohem! Jam këtu! Jam kthyer aty ku përkas. Le ta bëjmë sërish. PS. – Sir Alex, kjo është për ty...