Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes flet për largimin e Ronaldos nga United

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka insistuar se nuk ka nevojë të mbajë anë për situatën e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo u largua nga Unitedi të martën mbrëma, ndërsa Fernandes në konferencën për media ka thënë se ka qenë ëndërr e realizuar paraqitja me Ronaldon në një ekip.

“Nuk ndihem rehat. Nuk duhet të zgjedh një anë. Ishte një ëndërr e realizuar të luaja me Cristianon, por asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, ka thënë portugezi Fernandes.

Fernandes iu bashkua Unitedit nga Sportingu i Lisbonës në janar të vitit 2020 dhe që atëherë është bërë lojtar kyç në klubin anglez.

Ronaldo u kthye te Unitedi në verën e vitit 2021, por nuk përfundoi kontratën e tij dyvjeçare. Ronaldo dhe Fernandes janë dy prej yjeve më të mëdhenj të Portugalisë. Portugalia në ora 17:00 luan ndaj Ganës, në kuadër të grupit H.

Artikuj të ngjashëm