Rio Ferdinand ka thënë se Manchester Unitedi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të lumtur pasi kanë ndarë rrugët.
Ish-mbrojtësi Ferdinand ka luajtur gjatë për Unitedin dhe vlerësohet legjendë e këtij klubi. Ai ka luajtur së bashku me Ronaldon.
“Mendoj se të dy palët do të jenë të kënaqura tani. Ai e ka bërë atë intervistë duke pasur në mendje se dontë të largohej nga klubi. Ronaldo nuk ishte i lumtur dhe këtë e bëri shumë të qartë. Erik ten Hag ka marrë po ashtu atë që donte në këtë situata. Pra të dy palët janë të lumtura. Kështu që lëvizin para dhe për Ronaldon vjen një kapitull i ri”, ka thënë Ferdinand.
Artikuj të ngjashëm