Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo largohet nga qendra stërvitore e Juventusit

Cristiano Ronaldo është larguar nga qendra stërvitore e Juventusit dhe më nuk do të stërvitet me ekipin italian, pasi pritet të transferohet te Manchester City.

Ylli portugez të premten në mëngjes është paraqitur në qendrën stërvitore “Continassa” dhe është larguar pas 40-të minutave, ku thuhet se është përshëndetur me stafin dhe bashkëlojtarët.

Madje, disa tifozë e kanë pritur jashtë qendrës stërvitore për ta përshëndetur portugezin, i cili thuhet se tashmë ka marrëveshje personale me Manchester Cityn.

Megjithatë, City ende nuk ka marrëveshje me Juventusin, pasi duhet të ofrojë të paktën 25 milionë euro dëmshpërblim për 36-vjeçarin.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi për 100 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri vitin tjetër.

Artikuj të ngjashëm