Sport

Ronaldo: Kemi avantazhin, por s’ka përfunduar

Njeriu kryesor i Real Madridit në përballjen e sotme ndaj Bayernit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ekipi i tij ka avantazh të mirë, por ka paralajmëruar bashkëlojtarët se asgjë s’ka përfunduar.

Ronaldo shënoi të dy golat në fitoren prej 1 me 2 në “Allianz Arena” në çerekfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Kemi një avantazh fantastik, por ende s’ka përfunduar asgjë. Bayerni ka një ekip shumë të fortë, dhe janë ende gjallë”, është shprehur Ronaldo.

Me dy golat e sotme, Ronaldo ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë lojtari i parë që arrin në kuotën e 100 golave në këtë garë.