Cristiano Ronaldo ka kaluar Real Madridin në epërsi ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Me këtë gol ylli portugez theu një rekord të garës evropiane.
Ai është bërë lojtari i parë që realizon gol në dhjetë ndeshje me radhë të Ligës së Kampionëve.