Cristiano Ronaldo ka insistuar se Real Madridi do të vazhdojë “aferën e dashurisë” me Ligën e Kampionëve edhe gjatë këtij sezoni.
“Mbretërit” që kanë ngritur trofeun europian tre herë brenda katër vjetëve të fundit, filluan sezonin e ri me fitoren 3 me 0 ndaj APOEL-it. Në këtë takim Ronaldo realizoi dy gola dhe një tjetër e shënoi Sergio Ramos.
“Është rrugë e gjatë; t’i luajmë ndeshjet një pas një. Së pari kemi grupet pastaj e shohim. Duam ta fitojmë këtë garë. Liga e Kampionëve është garë e Real Madridit dhe duam ta fitojmë”, ka thënë Ronaldo.