Juventusi e ka nisur mbarë vitin 2019, duke rrëmbyer Supërkupën e Italisë.
Kjo, pas fitores që shënoi sonte ndaj Milanit, në ndeshjen që u zhvillua në Arabinë Saudite, transmeton Koha.net.
Ishte portugezi Cristiano Ronaldo ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim, për t’ia sjellë Juventusit trofeun e parë për sivjet, që gjithashtu është i parë për të te “Zonja e Vjetër”.
Ai shënoi me kokë në minutën e 61 pas asistimit nga Miralem Pjaniqi.
Në minutën e 73 Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Kessie u ndëshkua me karton të kuq.
Cristiano Ronaldo scores his 19th Goal in cup Final, amazing amazing Header. Juventus lead 1-0.pic.twitter.com/HGWHOjaxSJ
— Hamza (@Ronaldoversesx) January 16, 2019