Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ia siguron Juves fitoren e katërt

16:55 - Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për fitoren e katërt të Juventusit në sezonin er i në Serie A.

Ai realizoi të dy golat në fitoren 2 me 1 ndaj Sassuolos.

Për Sassuolon shënoi Babacari në minutën e fundit.

Në tabelë, Juve prin me 12 pikë duke mbetur skuadra e vetme me pikë maksimale deri tash.


Ronaldo shënon golin e dytë për Juven

16:30 - Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë për Juventusin.

Ai arriti golin e dytë personal dhe të dytin në ndeshjen me Sassuolon për ta çuar epërsinë e “Zonjës së Vjetër” në 2 me 0. Ai realizoi në minutën e 65-të.

 


 

 


Më në fund Ronaldo shënon në Serie A

Cristiano Ronaldo më në fund ka shënuar golin e parë për Juventusin në Serie A.

Superylli portugez realizoi në xhiron e katërt në përballjen me Sassuolon për t’u dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo shënoi në minutën e 50-të, pas një rrëmuje në portën e mysafirëve.

Rezultati aktual pas 52 minutash lojë është 1 me 0 në të mirë të Juves.

 


 

 

Artikuj të ngjashëm