Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ia siguron fitoren Realit

Cristiano Ronaldo me dy gola të realizuar, ia ka siguruar fitoren Real Madridit në ndeshjen kundër Eibarit.

“Mbretërit” kaluan në avantazh në pjesën e parë përmes portugezit që realizoi në minutën e 34-të, ndërsa vendasit me të filluar pjesa e dytë u përkujdesën për barazimin e rezultatit.

Gjashtë minuta para fundit të takimit në skenë doli Ronaldo, i cili me një goditje me kokë siguroi pikët e plota.

Me këtë fitore Reali tubon 57 pikë në pozitën e tretë, katër më shumë se Valencia në pozitën e katërt.

Artikuj të ngjashëm