Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo i gatshëm kundër Parmës

Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Parmas që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Serie A.

Ylli portugez i ka munguar Juventusit në ndeshjen e fundit shkaku lëndimit të muskulit të këmbës. Lajmin për rikthimin e Ronaldos e ka konfirmuar edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

“Ronaldo dhe Buffon do të luajnë por besoj se edhe Dybala do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Ronaldo është në gjendje të mirë dhe i gatshëm të na ndihmoj në këtë takim”, deklaroi Pirlo. Ronaldo i mungoi Juventusit vikendin e shkuar ndaj Atalanas, duel që “Zonja e Vjetër” e humbi me rezultatin 1:0.