Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ende i uritur për suksese me Portugalinë

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se nuk ka plane të menjëhershme për t'u tërhequr nga Përfaqësuesja e Portugalisë, të cilën e ndihmoi të triumfojë në Ligën e Kombeve, të dielën mbrëma.

Pasi mungoi në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve pas një pauze që mori nga futbolli ndërkombëtar me përfaqësuese, Ronaldo luajti një rol të madh te Portugalia në "Final Four".

Ai i siguroi Portugalisë kualifikimin në finale, pasi shënoi "hat-trick" në fitoren 3:1 kundër Zvicrës në gjysmëfinale. Në finale kundër Holandës, golin e fitores për Portugalinë e shënoi Gonçalo Guedes. Ai ishte vetëm njëri prej talenteve që ishin pjesë e Portugalisë, e udhëhequr nga Bernardo Silva i Manchester Cityt që u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Ronaldo 34 vjeç është i gatshëm të mbetet te Portugalia, që po synon vitin tjetër ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës.

"Portugalia ka fituar trofe të rëndësishëm vitet e fundit, si Evropianin në vitin 2016 dhe tash Ligën e Kombeve. Ky sukses mund të duket i lehtë, por në fakt është shumë i vështirë për shkak se kërkon përkushtim të madh dhe dëshirë për fitore", është shprehur Ronaldo. "Përderisa të kam forcën dhe motivimin, do të vazhdoj të përfaqësoj ngjyrat e Portugalisë. Kur jam me ekipin e Portugalisë, unë ndihem sikurse në shtëpi"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)