Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo do të fillojë bisedimet me PSG-në

Cristiano Ronaldo i ka thënë agjentit të tij, Jorge Mendes që të nisë bisedimet me Paris Saint – Germainin, raporton Diario Gol.

Portugezi ka kërkuar rritje të pagës te Real Madridi ose të lihet i lirë të largohet në fund të këtij sezoni pa incidente, kërkesë të cilën Florentino Perez nuk ka për qëllim t’ia garantojë, transmeton Koha.net.

Futbollisti më i mirë në botë dëshiron të lë opsionet e tij të hapura, kurse besohet se PSG është pala e vetme e aftë që të financojë një lëvizje për 32-vjeçarin.

Artikuj të ngjashëm