Cristiano Ronaldo raportohet se ka informuar drejtuesit e Real Madridit se dëshiron largimin në fund të këtij sezoni dhe do të detyrohet që këtë ta bëjë me forcë nëse nuk i plotësohet kërkesa.
Portugezi mbeti në Bernabeu edhe për këtë sezon, përkundër raportimeve se dëshironte largimin, duke alarmuar klubet si Paris Saint-Germaini dhe ish-klubin e tij, Manchester Unitedin.
Ronaldo është i zhgënjyer me mungesën e përkrahjes gjatë seancës gjyqësore për fshehje tatimi, raporton El Chiringuito TV, dhe për këtë shkak fituesi i pesë Topave të Artë ka pasur edhe një përplasje me presidentin e klubit, Florentino Perez.
Edhe pse publikisht ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Madrid, Ronaldo e ndjen se është koha e duhur për largim.