Legjenda e futbollit brazilian ka folur për të ardhmen e Neymar.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo beson që Neymar do të përshtatej shumë mirë te “Los Blancos”, nëse do të vendoste të largohej nga Paris Saint-Germain gjatë verës.
Fenomeni, që tani është ambasador i Realit, ia ka dhuruar Neymarit çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligue 1, ku edhe është pyetur nga gazetarët për mundësinë e transferimit të bashkëkombësit të tij në Santiago Bernabeu.
“Unë nuk mund të vendos për Real Madridin, por lexoj se çfarë po shkruajnë mediat, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar”, ka thënë Ronaldo.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por Reali historikisht ka blerë futbollistët më të mirë. Nëse ndodh që Neymar të transferohet atje, besoj se do të përshtatej shumë mirë në ekipin e Realit”, ka përfunduar ai.
-
Neymar mund të transferohet te Real Madridi vetëm nëse do ai
-
Rivaldo: Ky sezon tregoi boshllëkun që la Ronaldo te Reali, Neymar ose Mbappe zëvendësues ideal
-
“Neymari ka mundësi të shkojë në Real”
-
Neymar nuk përjashton mundësinë që një ditë do të luajë te Reali
-
Neymari hedh poshtë transferimin te Reali, thotë se qëndron te PSG-ja