Mesfushori i Barcelonas, Arthur Melo beson se Nemyari ka “mundësi” të nënshkruajë kontratë me Real Madridin në të ardhmen.
22 vjeçari, Arthur Melo ka kaluar në radhët e klubit të Barcelonës në 2018-ën, kështu që nuk ka luajtur me Neymarin në ‘Camp Nou’, por ata njihen mirë me njëri-tjetrin nga kombëtarja e Brazilit, transmeton koha.net.
“Kjo është një mundësi të cilën ai duhet ta diskutojë me familjen e tij”, ka thënë Melo.
“Unë nuk e di se çfarë ai do të zgjedhë të bëjë në të ardhmen. Unë thjesht i dëshiroj gjithë të mirat në çfarëdo që ai bën”, ka shtuar ai.
Neymar përflitet për një kalim të mundshëm nga PSG-ja në Real Madrid gjatë kësaj vere.