Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romela Begaj, medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes

Spektakël jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare me Romela Begajn në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sportistja shqiptare që garon në peshën deri në 69 kg mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit, raporton Tch.

Edhe në shtytje Romela bëri një garë të mirë me dy provat e para të realizuara me sukses, me 125 dhe 128 kg. Me provën e tretë Romela Begaj tentoi 131 kg, por nuk mundi të realizojë ngritjen.

Në përfundim në dygarësh Romela Begaj arriti në 235 kg, duke u shpallur nënkampione e botës, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe padyshim rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.