Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romagnoli po mëson nga Bonucci

Alessio Romagnoli ka thënë se bashkëlojtari i tij te Milani, Leonardo Bonucci e mësoi të luajë në formacionin me tre mbrojtës.

Bonucci u transferua te kuqezinjtë për 40 milionë euro nga Juventusi dhe mbrojtësi i ri tashmë po mëson nga ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U njoftova me të në përfaqësuese gjatë vitit të kaluar”, ka thënë Romagnoli.

“Ka vlerë të madhe dhe të gjithë e dinë këtë. Ai po më mëson shumë me mbrojtësit tjerë, se si të luajë me tre mbrojtës”, ka shtuar ai.

“Ai më thotë që të shkoj përpara sepse ai mund të tërhiqet për të më mbuluar. Është kampion dhe vetëm mund të mësosh nga ai”.