Roma ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti italian mposhti Empolin 0 me 2 si mysafire në kuadër të xhiros së tetë.
Simone N’Zonzi dhe Edin Xheko shënuan golat për skuadrën mysafire.
Në tabelë tash Roma është e treta me 14 pikë, një prapa Napolit që është i dyti dhe 10 prapa Juventusit që prin.