Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma synon transferimin e dy futbollistëve të Manchester Unitedit

Jose Mourinho është në kërkim të përforcimeve. Trajneri portugez raportohet se dëshiron të transferojë dyshen e Manchester Unitedit, Victor Lindelof dhe Diego Dalot.

Të dy mbrojtësit nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer, për edicionin aktual.

Roma po tenton të gjejë një marrëveshje me klubin anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi italian është i gatshëm të ofrojë mbi 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e dy lojtarëve.