Sulmuesi Paulo Dybala është prezantuar të mërkurën te skuadra e Romës. Dybala me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.
Ai te Roma është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të muajit të shkuar i skadoi kontrata me Juventusit.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Dybala te Roma do të ketë pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.
“Po i bashkohem një ekipi që është në rritje, një klubi që vazhdon të vendos themele të forta për të ardhmen dhe një trajneri si Jose Mourinho, me të cilin do të jetë privilegj të punoj”, ka thënë Dybala, i cili ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A me Juventusin.
Ai në Itali ka luajtur edhe te Palermo.