Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pëson në sfidën e parë ndaj Shakhtarit

Roma nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në sfidën e parë ndaj Shakhtar Donetskut në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 41 përmes turkut, Cengiz Under, transmeton Koha.net.

Megjithatë në pjesën e dytë vendasit përmbysën gjithçka, duke fituar takimin me rezultat 2-1.

Ishin Ferreyra e Fred që shënuan për fitoren e Shakhtarit në këtë përballje.

Përkundër humbjes Roma do të ketë mundësi që më 13 mars të “hakmerret” për këtë humbje në Itali.

Artikuj të ngjashëm