Futboll

Roma merr rezultat pozitiv nga udhëtimi i vështirë në Portugali

Roma

Roma ka marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi i vështirë në Portugali ndaj Portos. 

Porto nuk u dorëzua dhe realizoi në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1. 

Tani Roma avancimin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, do ta kërkojë në “Olimpico”, kur edhe zhvillohet ndeshja kthyese. 

Zeki Çelik në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë shënoi për epërsinë 1:0 të Romës. 

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Porto i barazoi shifrat në minutën e 67-të me Francisco Mouran. 

Nga minuta e 73-të, Roma luajti pa Bryan Cristanten, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Ky është vlerësuar edhe ballafaqimi më i fortë i kësaj faze të Ligës së Evropës.