Roma ka marrë fitore edhe pse ishte në prag të disfatës.
Roma të dielën mbrëma fitoi ndaj vendit të fundit në tabelë, Salernitanas, me rezultatin 2:1.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 32-të të elitës së futbollit italian.
Marash Kumbulla ishte titullar në këtë ndeshje te Roma, por u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Te mysafirët, Frederic Veseli ishte në stol.
Ivan Radovanoviq i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të.
Carles Perez i barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa golin e fitores e shënoi Chris Smalling, katër minuta më vonë.
Roma në vendin e pestë ka 57 pikë në 32 ndeshje, ndërsa Salernitana e fundit ka vetëm 16 pikë në 30 ndeshje.