Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma ofron 40 milionë euro për Baileyn

Raportohet se Roma ka ofruar 40 milionë euro për yllin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

Megjithatë, sipas mediave italiane klubi gjerman kërkon 50 milionë euro për anësorin e saj, transmeton Koha.net.

Afati kalimtar për Serinë A mbyllet të premten, dhe kanë mbetur edhe pak kohë për të finalizuar këtë marrëveshje.

21 vjeçari shënoi 12 gola dhe bëri 6 asistime në 34 paraqitje për klubin gjerman në sezonin e kaluar.