Roma e ka fituar ndeshjen e xhiros së 22-t përballë Udineses. Romakët të dielën në mesditë fituan me rezultatin 3:0, me dy gola që u realizuan nga mesfushori francez, Jordan Veretout. Veretout golit të parë iu gëzua në minutën e pestë, ndërsa të dytit, 20-t minuta më vonë.
Pas gjysmë ore lojë, Lorenzo Pellegrinit iu anulua një gol nga VAR-i. Rezultati final u vulos në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Pedro në minutën e tretë të kohës shtesë shënoi pas asistimit të Edin Xhekos. Roma me këtë fitore e ka kaluar Juventusin në renditje. Është në vendin e tretë me 43 pikë, një më shumë se Juventusi që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.