Roma ka mposhtur Milanin 2 me 1 në kryendeshjen e xhiros së nëntë në Serie A.
Edin Xheko e Nicolo Zaniolo shënuan golat për vendasit, ndërsa Theo Hernandes shënoi golin e vetëm për Milanin.
Në tabelë, Roma ka 16 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Milani ngelet i 12-i me 10 pikë.