Roma ka shënuar fitore ndaj Genoas, në një ndeshje spektakolare me pesë gola.
Vendasit shënuan me rezultat prej 3 me 2, transmeton Koha.net.
Mysafirët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi në mintuën e 17 përmes Piatekut.
Roma barazoi shifrat përmes Fazios, e mysafirët sërish kaluan në epërsi përmes Hiljemarkut.
Kluiverti barazoi shifrat, derisa për fitoren e Romës u përkujdes Cristiante me golin e shënuar në minutën e 59.
Roma në vendin e gjashtë ka 24 pikë, kurse Genoa në vendin e 16 ka 16 pikë.