Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma merr vendin e parë pas gabimit të Bodo/Glimtit

Roma e ka mposhtur si mysafir CSKA-në e Sofjes me rezultatin 3:2 në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Konferencës.

Me këtë fitore, Roma e kalon Grupin C si e para me 13-të pikë, ndërkaq CSKA-ja e Sofjes mbeti e fundit me një pikë dhe u eliminua nga gara.

Tammy Abraham realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Borja Mayoral. Marash Kumbulla ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen te skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho.

Në duelin tjetër të Grupit C në Ligën e Konferencës, Zorya dhe Bodo/Glimt luajtën baras, 1:1.

Bodo/Glimti e kalon fazën e grupeve nga vendi i dytë me 12 pikë, kurse Zorya mbeti i treti me shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm