Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma me sponsor të ri

Roma ka gjetur sponsorin e fanellave.

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm dhe deri në atë 2020-2021, skuadra romake do të ketë në fanellë emrin e kompanisë së fluturimeve Qatar Airways i cili do të rrisë ndjeshëm përfitimet e klubit.

Pas 5 vitesh klubi kryeqytetas do të ketë sërish një sponsor në fanellë me Qatar Airways që për tre sezonet e ardhshme pritet t’i paguajë Romës rreth 40 milionë euro, transmeton tch.

Qatar Airways do të jetë sponsori i shtatë në fanellat e Romës në këto 90 vite histori të klubit verdhekuq.

Roma ka vendosur që me fanellat ku shihet sponsori i ri të luajë nesër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Liverpoolit.