Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kërkon suksesin me ndihmën e shkencës sportive

Për ekipin e Romës, çelësi për të siguruar të ardhmen është kujtimi i së shkuarës.

E kaluara tashmë përfshin edhe Francesco Tottin, i cili i dha fund karrierës së jashtëzakonshme 24-vjeçare me Romën më 28 maj, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Olimpico" kundër Genoas.

Mesfushori 40-vjeçar ka ofruar një studim interesant për jetëgjatësinë në futboll për drejtorin e performancës në klubin italian, Darcy Norman, që është shkencëtar sportiv, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Norman po synon që sistemin e të menduarit ta aplikojë edhe në futbollin evropian. Kjo qasje është e bazuar në idenë se çdo veprim zinxhiror do të ndikojë në performancën e sportistëve, në këtë rast futbollistëve.

Sa i përket jetëgjatësisë së Tottit në fushën e blertë, Norman përmend një "sistem kompleks" që përfshin një "gjenetikë të mirë" dhe një stil jetese të ekuilibruar që i lejonte atij të bënte shfaqje efektive në fushë me gjithë moshën....Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.