Pas Interit edhe skuadra tjetër nga Serie A, Roma është futur në garë për shërbimet e portierit Juan Musso, i cili është pjesë e Udineses.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga gazeta italiane “Corriere dello Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Roma po e sheh portierin argjentinas si përforcim të duhur për portën në sezonin e ri, pasi drejtuesit e kësaj skuadre nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Pau Lopezit. Për transferimin e Mussos në fund të këtij edicioni, Roma është e gatshme të paguajë rreth 15 milionë euro.
Musso këtë edicion ka treguar paraqitje të mira tek Udinese në Serie A dhe ka regjistruar 19 paraqitje deri më tash. 26-vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023.