Skuadra e Romës po e kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Schalkes, Ozan Kabak kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Lëndimi i anglezit Chris Smalling në stërvitje dhe mungesa prej gati një muaji, kanë detyruar ekipin italian që të kërkoj një mbrojtës tjetër.
Mësohet se Roma tashmë ka kontaktuar Schalken për Kabakun, i cili në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar te skuadra e Liverpoolit.
Kabak 21-vjeçar ka kontratë me Schalken deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai është reprezentues i Turqisë dhe deri më tani, ka regjistruar 12 paraqitje
Artikuj të ngjashëm