Roma i është kthyer fitores në Serie A, pas disfatës që e pësoi në javën e kaluar nga Hellas Verona.
Romakët e kanë mposhtur Udinesen me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së pestë të elitës së futbollit italian.
Anglezi Tammy Abraham ka shënuar golin e fitores për Romën në minutën e 36-të. Ai realizoi nga afërsia pas pasimit të Riccardo Calafiorit.
Në fund të ndeshjes, Lorenzo Pellegrini i romakëve u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Me 12 pikë, Roma renditet në vendin e katërt. Udinese është e dhjeta me shtatë pikë.
Artikuj të ngjashëm