Derbi i kryeqyteti italian ndërmjet Romës dhe Lazios i ka takuar skuadrës së Romës.
Roma ishte për një nuancë më i mirë se rivali i saj në përballjen e sotme, duke fituar me rezultat prej 2 me 1, raporton Koha.net.
Golin e parë në këtë derbi e shënoi Perotti nga pika e bardhë në minutën e 49, kurse pas katër minutave Nainggolan e dyfishoi atë.
E tëra çka Lazio arriti të bëjë në këtë takim ishte të ngushtonte epërsin, dhe këtë e bëri në minutën e 72 përmes sulmuesit Ciro Immobile.
Pas kësaj fitore Roma e tejkalon Lazion, dhe tani mban vendin e tretë me 30 pikë, përderisa Lazio dy pozita më poshtë ka 28 pikë.
Artikuj të ngjashëm