Sport

Lazio fiton derbin e kryeqytetit ndaj Romës

Lazio ka fituar derbin e madh të kryeqytetit ndaj Romës, të dielën me rezultatin 3:2. Kryendeshja e xhiros së gjashtë në Serie A i ka takuar skuadrës së trajnerit Maurizio Sarrit.

Në minutën e 10-të vendasit gjetën golin me mesfushorin Sergej Milinkoviq-Saviq, për 1:0.

Vetëm nëntë minuta më vonë Ciro Immobile shërbeu bukur Pedron që me një goditje të fuqishme shënoi për 2:0.

Në minutën e 41-të Roma arriti të ngushtoi epërsinë në 2:1 me golin e shënuar nga Roger Ibanez.

Në pjesën e dytë Lazio shënoi në minutën e 63-të me Filipe Andersonin. Asistoi sërish Immobile.

Roma arriti të hapte takimin duke shënuar në minutën e 69-të. Nga penalltia i pagabueshëm u tregua Jordan Veretout për 3:2.

Deri në fund Roma tentoi të barazonte por Lazio arriti të mbrohej mirë për të marrë pikët e plota.

Në këtë takim nga minuta e parë te Lazio luajti mbrojtësi, Elseid Hysaj derisa në minutën e 89-të në lojë u inkuadrua Vedat Muriqi.

Me këtë fitore Lazio ka 11 pikë, një më pak se Roma.