Roma ka filluar bisedimet me Paris Saint-Germanin për transferimin e mesfushorit Brazilian, Lucas Moura, raporton Corriere dello Sport.
Pas shitjes së Mohamed Salah te Liverpooli, Giallorossët kërkojnë zëvendësuesin e tij, transmeton Koha.net.
Dhe sipas këtyre raporteve Monchi e dëshiron në Olimpico brazilianin, për të cilin PSG-ja kërkon 30 milionë euro.
Në sezonin e kaluar braziliani kaloi formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 19 gola, dhe asistuar 11 të tjerë në 53 paraqitje për PSG-në.
Artikuj të ngjashëm