Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Sipas mediave franceze, drejtuesit e klubit do të synojnë ta bindin egjiptianin të transferohet në Francë.
Salahu nuk e ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023.
Për 28-vjeçarin parisenët janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 80 milionë euro.
Salahu këtë sezon në 47 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 29 gola dhe ka bërë pesë asistime.