Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma gjen në Spanjë zëvendësuesin e Manolas

Raportohet se Roma ka gjetur zëvendësuesin e Kostas Manolas, në rast se ky i fundit largohet nga klubi në këtë afat kalimtar.

Tuttomercatoweb raporton se Roma dëshiron transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Josema Gimenez, transmeton Koha.net.

Manolas është bërë synimi Juventusit, dhe raportohet se agjenti Mino Raiola tashmë ka biseduar me kampionin italian për të përmbyllur këtë transferim.

Mbrojtësi grek shihet zëvendësues ideal i Leonardo Bonuccit, i cili u bashkua me Milanin gjatë këtij afati kalimtar.

Artikuj të ngjashëm