Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve arrin marrëveshje me Manolasin

Juventusi raportohet se ka arritur një marrëveshje në parim me Kostas Manolas, dhe tani ka mbetur vetëm marrëveshja me Romën.

“Zonja e Vjetër” shiti Leonardo Bonuccin drejt Milanit më herët gjatë muajit, dhe tani po e sheh Manolasin si zëvendësues të italianit.

“SportItalia” raporton se greku tashmë ka arritur marrëveshje me kampionin dhe pritet të nisin vetëm negociatat me Romën.

Transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm