Roma ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Genoa me rezultatin 2:0. Dy gola të vonshëm i siguruan tri pikë skuadrës së drejtuar nga trajneri, Jose Mourinho.
Heroi i kryeqytetasve ishte Felix Afena-Gyan që realizoi të dy golat.
Ndeshja ishte e dominuar nga Roma por ajo në pjesën e parë nuk arriti të gjejë golin.
Në pjesën e dytë kryeqytetasit shtuan presionin para portës së Genoas.
Në minutën e 82-të, Felix Afena-Gyan shënoi për 1:0. I njëjti futbollist realizoi edhe në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin përfundimtar, 2:0.
Edhe
Roma fiton dhe del në vendin e katërt
Pas kësaj fitoreje Roma është në pozitën e pestë me 22 pikë ndërsa Genoa në vendin e 18-të me nëntë pikë.
Marash Kumbulla startoi në qendër të mbrojtjes te Roma dhe luajti 87 minuta. Valon Behrami ishte në stol te Genoa.