Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma favorit për Hysajn

Foto: Reuters

Roma ka vazhduar negociatat me Napolin për Elseid Hysajn.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se romakët nuk kanë ndalur bisedimet për mbrojtësin e Kombëtares, i cili ka bërë të ditur se dëshiron eksperiencë të re pas katër vjetëve të kaluara te napolitanët, transmeton KTV. 

Çmimi që kërkohet për mbrojtësin 25-vjeçar është prej 15 deri në 20 milionë euro, ndërsa për Hysajn më parë interesim kanë shprehur edhe Atletico Madridi, Tottenhami dhe Juventusi, shkruan gazeta italiane.

Arritja e tij te Roma do ta shtynte Alessandro Florenzin në një rol më përpara, pasi Hysaj me pozitë natyrale është mbrojtës i krahut të djathtë.

Artikuj të ngjashëm