Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Juventusi në garë për Holmin

Elmi Holm ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Spezias në Serie A të Italisë. Kjo ka bërë që 22-vjeçari të bjerë në sy të gjigantëve italian.

Suedezi 22-vjeçar ka luajtur 20 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime. Mbrojtësi i krahut të djathtë me Spezian ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Ai ka luajtur dy ndeshje për Përfaqësuesen e Suedisë vitin e kaluar. Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 3 milionë euro.