Mbrojtësi i krahut të djathtë, Emil Holm pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Juventusit. “Tuttosport” ka shkruar të martën se Juventusi ka arritur marrëveshje si me futbollistin ashtu edhe me Spezian, ekip me të cilin suedezi ka kontratë deri në vitin 2026.
Për transferimin e tij, që do të zyrtarizohet këtë muaj, Juventusi do të paguajë rreth 10 milionë euro, ndërsa Holm do të firmos kontratë afatgjate me ekipin nga Torino.
23-vjeçari prej vitit 2021 luan në Serie A, ndërsa edicionin e fundit, tregoi paraqitje të mira për Spezian.
Në 20 ndeshje kampionale, Holm shënoi 1 gol dhe bëri 2 asistime, ndërsa gjithashtu ka edhe 2 paraqitje me Përfaqësuesen e Suedisë.