Sport

Holm do t’i bashkohet Juventusit

Mbrojtësi i krahut të djathë, suedezi Emil Holm, do të jetë përforcimi më i ri i Juventusit në këtë afat kalimtar. “Calciomercato” ka shkruar të martën se Juventusi ka marrëveshje në parim me 23-vjeçarin dhe po negocion me skuadrën e Spezias për lirimin e tij.

Spezia më herët ka refuzuar ofertën e Atalantas për Holmin, i cili ka kontratë deri në vitin 2026. Mësohet se Juventusi është gati të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e tij, pasi trajneri Massimiliano Allegri po kërkon një mbrojtës të krahut të djathtë.

Marrëveshja mes klubeve pritet të mbyllet me sukses këtë javë, ndërsa Holm javën e ardhshme të prezantohet te Juventusi. Edicionin e shkuar Holm pati 1 gol e 2 asistime në 20 paraqitje në Serie A.