Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Atalanta barazojnë 1:1

Roma e Atalanta barazuan 1:1 të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A të Italisë.

Ruslan Malinovskyi e zhbllokoi sfidën me golin e shënuar në minutën e 26-të të ndeshjes, pas asistimit të Gosensit.

Por, në minutën e 75-të, ish-futbollisti i Atalantas, Cristante, shënoi falë asistimit të Ibanezit, i cili në fundin e ndeshjes mori edhe kartonin e dytë të verdhë.

Atalanta shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi para se të luante me një futbollist më pak.

Berat Gjimshiti edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen.

Edhe Roma e Atalanta ndajnë pikët Futboll 3 muaj më parë Roma e Atalanta ndajnë pikët

Te Roma as në këtë ndeshje nuk u paraqit qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, që po vuan nga një dëmtim në gju.

Roma pas 32 xhirove mbetet në pozitën e shtatë me 55 pikë, derisa Atalanta në vendin e tretë ka 65 pikë.