Krerët e Romës do të përpiqen t’i largojnë tre futbollistë gjatë janarit.
“Calciomercato” ka raportuar të hënën se trajneri Jose Mourinho, tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e mbrojtësve Bryan Reynolds e Marash Kumbulla, si dhe atë të sulmuesit Borja Mayoral.
Asnjëri prej futbollistëve nuk e kanë bindur Mourinhon dhe për këtë arsye pritet të largohen nga Roma.
Interesim për amerikanin Reynolds tashmë kanë shfaqur Club Brugge e Hull City, ndërsa Kumbulla po kërkohet nga Napoli e Torino. Për spanjollin Mayoral, interesim kanë shprehur Crystal Palace dhe Fiorentina.
Artikuj të ngjashëm