Skuadra nga kryeqyteti italian ka nisur të mendojë për stinorin tjetër.
Atalanta ka pranuar ofertën e Romës prej 28 milionë eurosh për mesfushorin e talentuar Franck Kessie, shkruajnë mediat në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Corriere dello Sport, çështja për të ardhmen e futbollistit tashmë është vendosur edhe pse agjenti i tij ka insistuar që është në shqyrtim të të gjitha ofertave.
Kessie ka zhvilluar një sezon fantastik me Atalantën këtë sezon dhe ofertat në adresë të tij kanë qenë të shumta edhe nga ligat e tjera, por vetë futbollisti ka preferuar të qëndrojë në Itali, transmeton kp.
Roma i ka ofruar 20-vjeçarit një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.