Roma është shumë afër ta kompletojë transferimin e mbrojtësit të djathtë të Lillet, Zeki Çelik, për afër 7 milionë euro.
Kështu kanë raportuar të premten “Tuttomercatoëeb”, “Calciomercato” e “Footmercato”.
Futbollisti turk ishte kërkuar edhe nga Fiorentina, por Roma mbetet favorite edhe për shkak të pranisë së trajnerit Jose Mourinho.
Çelik u transferua te Lille në vitin 2018 nga Istanbulspori për 2.5 milionë euro, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Ai kontribuoi me tri gola e tri asistime në 40 paraqitje për Lillen në të gjitha garat.
25-vjeçari ka edhe dy gola të shënuar në 32 paraqitje me Përfaqësuesen e Turqisë.
Artikuj të ngjashëm